E ftuar në “Live from Tirana” ishte arkitektja Kilda Markja për të folur rreth disa metodave natyrale për të mbajtur të freskët shtëpinë tonë në këto ditë të nxehta.
Bimët janë gjithashtu një zgjidhje për ajrosje natyrale:
Bimësia luan një rol kyç, njerëzit e preferojnë që të jenë afër natyrës dhe e sjellin atë në shtëpitë e tyre. Nga ana ambientale, mbani bimë gjetherënëse. Në verë, ato do të pengojnë vapën, kurse në dimër do të bien dhe do të lënë rrezet e diellit të depërtojnë. Për ambientet e brendshme kemi bimë si zamia, ato që rrinë gjithnjë të gjelbra. Kërkon pak ujë dhe në mënyrë periodike. Kaktuset janë gjithashtu një zgjidhje, veçanërisht për ata që punojnë në zyrë dhe ndodhen para kompjuterit për orë të zgjatura. Kaktusi ka aftësinë të thithë rrezatimin e pajisjeve si kompjuteri, që ju mbron sytë.