Disfagia dhe dhimbja e shpeshtë e stomakut është një gjendje e përjetuar nga disa pacientë me çrregullime të ezofagut. Përveç kësaj, dhimbjet e stomakut janë një problem i zakonshëm edhe për njerëzit që nuk kanë një problem të përhershëm, por që ndoshta hanë në mënyrë të çrregullt dhe kanë vakte mjaft të yndyrshme. Ekziston një bimë me një aromë unike që mund t’ju bëjë të hiqni qafe dhimbjen apo edhe ta zvogëloni atë dukshëm.
Bëhet fjalë për nenexhikun. Vaji i tij është i njohur për vetitë relaksuese të muskujve, sipas një studimi të fundit. Gjetjet treguan se mentja mund të ndihmojë në parandalimin e simptomave duke relaksuar fibrat e muskujve të lëmuar në pjesën e poshtme të ezofagut. Në studim, pacientët me vështirësi në gëlltitje konsumuan dy tableta mente para ushqimit dhe pacientët me dhimbje gjoksi i konsumuan sipas nevojës.
Sipas autorit të studimit pacientët që merrnin tableta me vaj mente para vaktit ndiheshin më mirë pas ngrënies sesa ata që nuk merrnin. Megjithatë, ne duhet të konsultohemi gjithmonë me mjekun tonë në rast se ndjejmë diçka dhe trajtimi nuk mund të jetë i njëjtë për të gjithë. Ndërkaq, dhimbja e barkut mund të nënkuptojë më shumë se thjesht probleme me zorrët.
Kjo dhimbje nuk është vetëm pasojë e problemeve të tretjes si gazrat, refluksi i acidit ose dispepsi. Mund të nënkuptojë diçka tjetër ose diçka më akute dhe serioze, prandaj është e nevojshme të keni kujdes për të gjitha sëmundjet e mundshme që lidhen me dhimbjet e barkut. Këtu janë disa shkaqe të zakonshme, të mundshme të ngërçeve të barkut që mund të kenë nevojë për një ndërhyrje mjekësore.