Billy Ray Cyrus dhe Firerose janë ndarë edhe ligjërisht. Divorci i ish-çiftit të njohur ka përfunduar 3 muaj pas kërkesës së këngëtarit. Ky i fundit bëri kërkesë për ndarje në më pak se një vit pas martesës për “diferencime të pakorrigjueshme”.
Në dokumentet e gjykatës thuhet se ndarja nuk ka qenë e lehtë sepse të dy e kanë akuzuar njëri-tjetrin për abuzim verbal dhe emocional. E jo vetëm kaq, pasi në to shkruhet se Firerose nuk mori asnjë qindarkë. Një burim është shprehur se ky s’ishte problem për të. “Ajo zgjodhi të mos merrte asgjë që të mbyllte gjithçka me të dhe të largohej nga kjo situatë”, është shprehur burimi i afërt.
Ndërkohë mediat e huaja raportojnë se në pjesën më të madhe, marrëveshja e divorcit parashikon që palët të mbeten me pasuritë e tyre respektive përpara martesës. Megjithatë, klauzolat tregojnë se babai i Miley Cyrus duhet të tërhiqet nga deklaratat se ka merita apo të drejta të plota në këngët që çifti shkroi dhe publikoi para dhe gjatë martesës.
Kërkesa për divorc e këngëtarit u bë vetëm disa ditë përpara se 37-vjeçares t’i duhej të bënte një ndërhyrje për të hequr të dy gjinjtë sepse ka gjenin BRCA, çka nënkupton se ka më shumë potencial për të shfaqur disa lloje kanceresh.
S’ka asnjë dyshim se ajo do të divorcohej, por ishte më e rëndësishme për të që t’i jepte fund njollosjes dhe të ndalonte pështjellimin emocional kështu që mund ta mbyllte këtë kapitull dhe të shërohej e qetë
Nga ana tjetër, Billy Ray ka deklaruar se Firerose u martua me të vetëm për mbiemrin e tij.