Celebrities Music Showbiz

Billie Eilish kryeson “Coachella 2022” dhe ka një mesazh shumë të rëndësishëm për të gjithë fansat në mbarë botën!

Billie Eilish u detyrua gjatë mbrëmjes së djeshme një moment gjatë performancës së saj në “Coachella” për të falënderuar fansat dhe për të shprehur mosbesimin për ngritjen e saj stratosferike drejt famës. Në lidhje me këtë ajo u shpreh se:

Kjo është kaq e çuditshme. Unë nuk duhet të jem titullare i kësaj shfaqje. Por unë jam shumë mirënjohëse që jam këtu dhe që ju jeni të gjithë këtu me mua. Kjo është një ëndërr e tillë e realizuar. Ndihem si e çmendur.

Ajo i vazhdoi komentet me këngën e saj të vitit 2018 “You Should See Me in a Crown”. Eilish, 20 vjeçe, performoi setin e saj të parë në Coachella në vitin 2019. Ajo është kryesuesja më e re në historinë e festivalit, sipas Rolling Stone. Ylli i muzikës pop kishte veshur një bluzë të madhe ‘oversize’ me flokët e saj të zinj në bisht. Gjatë gjithë setit, ajo iu drejtua fansave të saj për të theksuar rëndësinë e të qenit rehat dhe me vetëbesim. Ku edhe iu bëri thirrje fansave:

Nuk ju lejohet të gjykoni askënd këtu. Dua që të gjithë të ndihemi të lirshëm, të mirë dhe të rehatshëm në lëkurën tonë dhe të pëlqejmë, të jemi të lirë dhe të lumtur. Unë dua që ju thjesht të imagjinoni se nuk ka asnjë të keqe në botë dhe ka vetëm të mira.

Eilish, e cila tashmë ka shtatë çmime “Grammy” iu bashkua në skenë disa yjeve të cilët ishin të ftuar, duke përfshirë Khalid, Damon Albarn dhe Posdnuos të De La Soul. Finneas, vëllai dhe bashkëpunëtori i saj prej shumë kohësh, iu bashkua edhe asaj për disa këngë. Në fund të performancës së saj 90 minutëshe, Eilish gjeti një moment tjetër për të falenderuar fansat e saj.

Faleminderit, Coachella. Më vjen keq që nuk jam Beyoncé. Ju dua, natën e mirë.