Bilie Eilish ka vendosur të mos ndalet. Pas publikimit të albumit të saj më të ri pak muaj më parë, ajo ka edhe një surprizë tjetër. Ajo na ka prezantuar me trailerin e ri të dokumentarit të saj. Në trailerin e lançuar pak orë më parë këngëtarja interpreton pjesë-pjesë këngë të albumit të saj më të fundit në Hollywood Bowl. Një film muzikor i drejtuar nga Robert Rodriguez dhe Patrick Osborne.
Titulli i këtij filmi muzikor është “Happier Than Ever: A Love Letter To Los Angeles” dhe premiera e tij është në 3 shtator nga Disney Plus. Billie shfaqet në fillim të video-s duke bërë një rrotullim dhe duke thënë se ajo definitivisht ka fantazi për LA. Ajo vazhdon gjithashtu duke thënë:
Një botë krejtësisht e ndryshme e gërshetuar me botën time.
Dokumentari do të shfaqë edhe pjesë nga shfaqjet e vëllait dhe bashkëpunëtorit të Eilish, Finneas. Nuk do të mungojnë as Kori i Fëmijëve të Los Angeles, Filarmonia e Los Angeles-it e drejtuar nga Gustavo Dudamel dhe kitaristi brazilian, Romero Lubambo dhe orkestrën nga David Campbell.
Billie e përshkroi gjendjen shpirtërore të saj në film si një lloj versioni të bukur të Hollywood-it të vjetër, të vendosur në Hollywood Bowl. Teksa shton se:
Unë kurrë nuk kam bërë diçka të tillë.
19-vjeçarja tregoi se kjo kishte qenë një ëndërr që tashmë u realizua dhe se brenda vetes tonë, jo vetëm ajo por të gjithë ne kemi versione të idealizuara të vetes. Billie duket se nuk di të ndalet që pas publikimit të albumit në 30 korrik i cili arriti një sukses të jashtëzakonshëm. Albumi i saj i dytë kryesoi listat në Billboard në SHBA dhe në 19 vendeve të tjera.
Rikujtojmë se, këngëtarja goditi me look-un e saj që pas publikimit të albumit të saj të dytë. Flokët e saj bjondë ishin një ndryshim që e vendosi Billie-n në qendër të vëmendjes sepse askush nuk e priste.