Nëse ndjeni aromën e patateve të skuqura McDonald’s ndërsa ecni në rrugë në Amsterdam jeni pranë një billboardi aromatik. McDonald’s prezantoi billboardin e parë në botë që mban erë si patate të skuqura dhe këto patate kanë një erë kaq specifike sa që zinxhiri më i njohur i ushqimit të shpejtë në botë nuk kishte nevojë të vendoste një emër apo një logo në billboard.
Këto tabela u krijuan nga agjencia e Amsterdamit TBWA\Neboko, e cila bashkëpunoi me kompaninë e prodhimit Raúl&Rigel. Billboard-et, të cilat janë ose të kuqe ose të verdha, kanë një seksion të fshehur që strehon patatet e skuqura.
Sistemi i brendshëm i ngrohjes dhe ajrimit intensifikon erën e patateve të skuqura, e cila kështu përhapet deri në pesë metra nga vetë tabelat dhe këto tabela u vendosën si eksperiment. Kalimtarët që ishin të hutuar nga këto tabela u filmuan për një video të quajtur ” Smells Like McDonald’s” dhe më pas u intervistuan për të parë nëse mund ta dallonin erën.
“Era është provuar të jetë më efektive në evokimin e kujtimeve të qarta dhe emocionale sesa imazhet. Duke përfshirë këtë sens në reklamat tona, ne kemi gjetur një mënyrë të re për t’i kujtuar njerëzve të gjitha ato kohë të mira të kaluara në McDonald’s”,-tha Stijn Mentrop-Huliselan, drejtor marketingu në McDonald’s holandez.
Rikujtojmë se gjiganti i ushqimit të shpejtë McDonald’s do të blejë të gjitha restorantet e tij izraelite, pas bojkotit të markës në përgjigje të luftës midis Izraelit dhe Hamasit. Kompania tha se kishte arritur një marrëveshje me “Alonyal” për të kthyer 225 pika në të gjithë vendin që punësojnë 5 000 njerëz. McDonald’s u kritikua pasi “Alonyal” filloi t’u jepte mijëra vakte falas ushtarëve izraelitë. Shitjet në rajon kanë rënë që nga fillimi i konfliktit në tetor.