Këngëtarja e njohur Billie Eilish së fundmi me performancën e saj në ‘Governors Ball’ arriti që t’i mahniste të gjithë. Energjia e saj bëri të mundur që elektrizohej e gjithë skena dhe i gjithë publiku ta shijonte në maksimum. Pas përfundimit të performancës së saj Billie është fotografuar gjatë kohës që po largohej nga Nju Jork-u së bashku me të dashurin e saj Matthew Tyler Vorce. Ai është një aktor relativisht i panjohur me vetëm një pjesë të vogël të debutimeve në filma, duke filluar që prej vitit 2012.
Gjatë kohës që ajo ishte në aeroport ishte kapur dorë për dore me fansin e saj numër një, me partnerin e saj dhe së bashku po hynin në qendrën e transportit. Ajo kishte zgjedhur që të ishte e veshur thjeshtë dhe të ndihej komode për faktin se nuk ndryshon kurrë nga stili i saj unik me veshjet oversize.
Kujtojmë se këngëtarja 19-vjeçare në ‘Governors Ball’ interpretoi disa nga këngët e saj të njohura që janë pjesë e dy albumeve të saj ‘When We All Fall Asleep, Where Do We Go?’ i vitit 2019 dhe ‘Happier Than Ever ‘ i vitit 2021.
Padyshim që fansat ishin jashtëzakonisht të kënaqur me performancën e saj, por pati edhe një moment të papritur kur Billie ndaloi muzikën dhe thirri sigurimin e festivalit muzikor për mos ‘kushtim të vëmendjes’ ndaj turmës që po ndiqte performancën e saj. Ajo filloi të tregonte me gisht nga skena, një zonë të caktuar tek turma edhe pse mbetet akoma e pasigurt se për çfarë dhe se kujt po i referohej. Ajo pastaj vazhdoi duke pyetur fansat e saj nëse të gjithë ishin mirë.
Këngëtarja bukuroshe së fundmi ka treguar se ajo ka humbur një numër të madh ndjekësish në rrjetin e saj social Instagram dhe kjo për arsyen e vetme pas momentit që ajo ka filluar që të ekspozojë më shumë trupin e saj.