“Big Brother Vip Albania” na ka shoqëruar gjatë muajve të kaluar, teksa të gjithë kanë parë apo kanë dëgjuar rreth banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. E teksa ish-banorët e “BBV” ‘rrëmbyen’ vëmendjen e kujtdo, dy ishin figurat më të ndjekura dhe të komentuara gjithashtu.
Bëhet fjalë për prezantuesen e “Big Brother Vip Albania”, Arbana Osmani, dhe atë të “Big Brother VIP Fan Club”, Dojna Mema. Kujtojmë, se edhe më parë e kemi përmendur ngjashmërinë e dy moderatoreve, qoftë në hapat e tyre në karrierë, por edhe në pasjonet dhe dëshirat e tyre. Duket se, listës së të përbashkëtave të dy moderatoreve, i shtohet edhe shtatzania në të njejtën kohë poashtu.
Në finalen madhështore të “Big Brother Vip Albania”, Arbana Osmani na dha një lajm shumë të bukur. E kujt i kishte shkuar në mendje se “BBV” këtë vit është prezantuar nga dy yje? Lajmin e bukur e ka konfirmuar vetë moderatorja, e cila u tregoi banorëve dhe publikut se është shtatzënë.
Ndërkohë, jo më larg se sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, moderatorja e njohur dhe mjaft e dashur për të gjithë publikun, Dojna Mema ka postuar një video në rrjetin e saj social Instagram ku ka bërë me dije se është në pritje të ëmbël. Dojna zgjodhi këtë mënyrë të veçantë dhe mjaft të bukur për të bërë me dije se së bashku me partnerin e saj Vlashent Sata do të bëhen prindër për herë të parë. Gjinia e bebit mbetet ende sekret.