Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

“Big Brother Vip Albania 3” boshatis rrugët në Kosovë! Ja se si shprehen gazetarët për fenomenin e këtij viti…

Ndodhitë ditore të “Big Brother Albania VIP” vijnë të komentuara live me të ftuar personazhe të njohur, por mbi të gjitha në zërin e publikut. Me telefonata do i jepet mundësia kujtdo që të komentojë ngjarjet nga spektakli, nga përditshmëria. Të gjithë dëgjuesit nëpërmjet telefonatave, SMS apo mesazheve audio në Whatsapp, të shprehin simpatitë, antipatitë, mbështetjen që kanë për personazhet në “Big Brother VIP” në emisionin tuaj të dashur radiofonik “Big Brother Radio”.

Të ftuar në emisionin “Big Brother Radio”  kanë qenë Flavio Qarri dhe Shëndrit Lumi, dy gazetarë të njohur që kanë folur më shumë rreth fenomenit të “Big Brother Vip Albania 3”. I pyetur nëse ka ndonjë zënkë këtë vit me ndonjë nga banorët e rinj të këtij edicioni, Flavio Qarri u përgjigj:

Është hera e parë që nuk kam pasur zënkë me ndonjë banor. Prandaj më pëlqen ky edicion, sepse nuk kam ‘beef’. Nuk besoj të jem zënë me ndonjërin nga këta, përveç Merit. Harrova Merin.

Nga ana tjetër, gazetari Shëndrit Lumi ka folur sesi fenomeni i BBV ka ndikuar në Kosovë. Sipas statistikave, çfarë impakti ka pasur tek qytetarët kosovarë Prime i parë i këtij edicioni të tretë?

Në fakt, nata Prime në Kosovë i zbrasi të gjitha qytetet. Jo vetëm Prishtinën, por mbase të githë Kosovën, pasi u strukëm shtëpitë tona të ngrohta këtë dimër, sepse do të shihnim Big Brother. Sigurisht që  “Big Brother Vip Albania” është pritur mjaft gjatë, sepse në Kosovë është mishëruar kohë më parë dhe mezi kemi pritur për një edicion të ri.

Gazetari madje theksoi se Kosova ishte ‘paralizuar’ për vetë faktin se të gjithë kishin qëndruar në shtëpitë e tyre pëpara ekranit, ndërsa lokalet kishin vendosur të gjithë kanalin e Top Channel që të shihnin BBVA.

Në Prishtinë, në mbrëmje sidomos të shtunave, ka një trafik të jashtëzakonshëm sepse është ditë pushimi dhe njerëzit frekuentojnë club-e. Në 20:30-20:40 isha rrugëve dhe pashë një dallim shumë të madh. Në Kosovë nëpërmjet DigitAlb, duke qenë se edhe ofertat ishin të lira, të gjithë u bënë pjesë.