Big Basta mbetet një ndër reperët më të njohur, më të talentuar e më me influencë në tregun muzikor. Edhe pse për disa kohë ai i kishte munguar skenës, pasi së bashku me Vesa Lumën dhe djalin e tyre vendosën të jetonin në Zelandën e Re, tashmë ata janë rikthyer dhe janë shumë më pranë publikut.
Big Basta ka qenë një nga të ftuarit specialë, në spektaklin më të madh të humorit në Shqipëri, “Portokalli”. Si ai, ashtu dhe bashkëshortja e tij, këngëtarja e njohur Vesa Luma, dhuruan super performanca për publikun duke kënduar hitet e tyre.
View this post on Instagram
Çifti i njohur Big Basta dhe Vesa Luma janë ndër më të pëlqyerit si në skenë ashtu edhe për kiminë që kanë me njëri-tjetrin. Ata madje erdhën dhe nën petkun e aktorëve në një skeç humoristik.
Reperi ka sjellë gjithmonë projekte cilësore dhe me vlera dhe kësaj ka dashur t’i japë gjithmonë jehonë dhe për artistët e tjerë. Madje shumë shpejt do të kemi dhe projekte të reja nga artiati, nga albumi i tij.
View this post on Instagram