Në emisionin “Ftesë në 5”, Bieta Sulo kishte të ftuar stilisten e njohur Lira Koça, e cila preku emocionalisht edhe moderatoren e emisionit.
Kujtojmë se verën e vitit të kaluar, djali i stilistes, Xhino, u infektua me COVID-19 dhe ishte shtruar në spitalin e Sanatoriumit. Fatkeqësisht, nga gjendja e rënduar psikologjike, 29-vjeçari kreu vetëvrasje duke u vetëhedhur nga spitali.
Kjo histori rrënqethëse i përloti të gjithë, madje edhe Bietën, e cila e mbështeti emocionalisht, madje i dhuroi edhe një buqetë të madhe me trëndafila të bardhë.
Gjithashtu, Bieta e falenderoi përzemërsisht për guximin e forcën që ajo mbart për t’u shprehur në publik rreth kësaj ngjarje.
Dua të jesh shumë e fortë, i gjithi si staf jemi të prekur për atë që të ka ndodhur, por dua të qëndrosh e fortë.
Stilistja Koça e përlotur pohoi se do të qëndronte e fortë për Xhinon e saj.