Bienalja e 60-të e artit ndërkombëtar në Venecia ka nisur sot, sipas kuratorëve, për të eksploruar marrëdhënien e njerëzimit me planetin e luftës fizike e klimatike.
Tematika e këtij viti duket se është “Stranieri ovunque”-‘Kudo sheh të huaj’, teksa ekzibicionet e ‘Biennale d’Arte 2024’, do të vazhdojë deri më 24 nëntor.
Në ekzibicione prezantohen artistë nga vende të ndryshme të botës me pavijone të ndryshme nga Japonia, Danimarka, Brazili e republika Çeke.
Artisti japonez Yuko Mohri tha se puna e tij fokusohet në tentativat për kufizmin e ujit që rrjedh në stacionet nëntokësore të Tokios, shkaktuar nga tërmetet apo përmbytjet.
Mohri përfshinte në instalacionet e tij objektet që njeriu përdor për të mbedhur ujin si shishe plastike, apo kova e tuba.
Në pavjonin e Danimarkës shfaqej puna e fotografit Inuuteq Storch me tematike kolonizimin e Groenlandës, ndryshimet klimatike, gjuetia e popullatës Inuite dhe traditat e peshkimit.
Vizitorët gjenin skena nostaligjike të jetës së përditshme në vendin e largët ku dielli nuk perëndon kurrë në verë.
Ndersa në hyrje të pavjonit të Brazilit shihet rrënjë e fara që dalin nga një pirg i madh dheu, që evokon forma të ndryshme të jetës.
Mbi instalacion gjendet një televizor i vjetër ku një grua thotë: “Nuk keni mësuar nga gabimet tuaja dhe pyjet vijojnë të priten për t’i shërbyer njerëzve të paskrupullt”.
Projekti i prezantuar nga Çekia kishte ne titull nje kahasim te vrazhde: “Zemra e një xhirafe që jeton në një kopsht të mbyllur peshon 12 kilogramë më pak”, teksa më pas përmendej fati tragjik i Lenka, e cila u kap në Kenia në 1954 dhe u transportua në kopshtin zoologjik të Pragës ku mbijetoi vetëm dy vjet.
Në instilacionin e artistes çeke Eva Kotatkova rikrijohen pjesa e brendshëm e trupit dhe skeleti i xhirafës për të sensibilizuar mbi marrëdhënien e njeriut me natyrën dhe dhunë e ushtruar ndaj kafshëve.