Design

Bien në nivel rekord çmimet e orëve luksoze!

Çmimet e orëve më të kërkuara luksoze si Rolex apo Patek Philippe kanë rënë në tregun sekondar me 8 % krahasuar me vitin 2023 dhe me 23 % në dy vitet e fundit, sipas të dhënave aktuale nga platforma britanike e tregtimit të orëve, Sabdale. Bloomberg thekson se kjo prirje është në kontrast me rritjen prej 27 % të indeksit të aksioneve të SHBA S&P 500 gjatë vitit të kaluar, për të cilin agjencia beson se investitorët tani janë më të gatshëm të investojnë në aksione me rendiment më të lartë.

Në qershor 2024, çmimi i orëve luksoze Rolex ose Omega ra, ndërsa orët Cartier u rritën me 2 % nga viti në vit, ndërkohë u bënë të njohura në mesin e koleksionistëve. Çmimet e orëve luksoze tani po bien nga nivelet rekord të arritura gjatë pandemisë kur blerësit që u detyruan të qëndronin në shtëpi investuan pjesën më të madhe të kursimeve të tyre në orë të shtrenjta, raporton Bloomberg. Indeksi që mat lëvizjen e çmimeve të orëve më luksoze është rritur me 40 % gjatë 12 muajve deri në qershor 2022.