Një pyll në afërsi të lagjes 24 Maji në Vlorë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.
Policia bën me dije se një sipërfaqe e konsiderueshme e pyllëzuar po digjet ndërsa shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 18:20, në lagjen “24 Maji”, në afërsi të ish stacionit të mallrave, ka rënë zjarr dhe po digjet një sipërfaqe e pyllëzuar.
Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.