Lifestyle

Bie përkushtimi ndaj punës, çfarë duhet të dini për fenomenin “Silent quitting”!

“Silent quitting” apo fenomeni kur kunonjësit zgjedhin të mos japin më shumë se minimumi i kërkuar po perhapet ndjeshem në tregun e punës. Shumë të rinj janë të vetëdijshëm për ndikimin që stresi kronik dhe punët jashtë orarit mund të kenë mbi shëndetin e tyre mendor. Ata po kuptojnë rëndësinë e ruajtjes së mirëqenies së tyre emocionale dhe shpesh nuk janë të gatshëm të sakrifikojnë këtë aspekt për të përmbushur pritshmëri që dalin përtej kritereve të përshkruara në pozicionin e punës.

Shpesh, puna shtesë dhe përkushtimi i tepërt nuk vlerësohen apo shpërblehen nga punëdhënësit. Në një mjedis ku përpjekjet nuk shoqërohen me përfitime, shumë të rinj mund të zgjedhin të mos investojnë më kohë dhe energji shtesë. Refuzimi për t’u angazhuar përtej minimumit mund të shihet edhe si reagim ndaj mungesës së vlerësimit në punë.

Në epokën e internetit dhe teknologjisë, ku gjithçka duket e arritshme në pak sekonda, brezi i ri mund ta perceptojë suksesin ndryshe. Ata mund të mos jenë të gatshëm të shpenzojnë kohë apo përpjekje të tepërta për rezultate që nuk janë të garantuara ose të menjëhershme. “Silent quitting” mund të jetë zgjedhja e tyre për të ruajtur energjinë për gjëra që kanë më shumë vlerë jashtë punës.

Një nga ndryshimet kryesore në perceptimin ndaj punës është përqendrimi në balancën mes jetës personale dhe asaj profesionale. Një person mund të mos jetë i gatshëm të sakrifikojë kohën e lirë për të arritur pritshmëritë e tepruara të punëdhënësve dhe ta shohe punen jo si qëllimin kryesor te jetes. Shumë punëdhënës shpesh premtojnë promovime, rritje page ose përfitime të tjera që nuk realizohen në praktikë.

Ky boshllëk mes asaj që premtohet dhe asaj që ndodh në të vërtetë mund të krijojë një mosbesim të madh mes të rinjve. Në vend që të punojnë më shumë me shpresën për të përfituar më shumë, ata mund të zgjedhin të mbajnë një qasje të tillë ndaj punës. “Silent quitting” mund të pasqyrojë gjithashtu një formë proteste të heshtur ndaj sistemeve të punës që nuk respektojnë nevojat dhe dëshirat e individit. Duke mos investuar më tepër se sa është minimalisht e nevojshme, punonjësit tregojnë se nuk janë më të gatshëm të pranojnë një sistem pune që nuk ofron siguri apo shpërblim të drejtë.

Rikthimi në punë nuk është asnjëherë i lehtë. Një profesor i Psikologjisë Organizative dhe Shëndetit, në Universitetin e Mançesterit, në një artikull në The Conversation, rekomandon ndjekjen e strategjive të tij për të ruajtur disa nga përfitimet e pushimeve nga puna dhe për të shmangur kurthin e stresit pas pushimeve.