Kolumbia duket se ka një problem me kokainën, sepse ka në fakt më shumë se ç’duhet, teksa raportimet flasin për sasi masive të brumit të kokas së akumuluar në fermat malore të vendit Amerikano-Jugor.
Megjithëse mund të tingëllojë si një problem i pazakontë, tregjet edhe prodhuesit e vegjël mund të bien viktimë të forcave jashtë kontrollit të tyre, shkruan rrjeti britanik DailyStar.
Kjo pasi shitjet kanë pësuar rënie të ndjeshme prej krizës botërore të inflacionit, duke çuar në varfëri komunitetet latine që e prodhojnë atë.
Duke folur me rrjetin New York Times, ekonomisti Felipe Tascón tha se dhe tregu i drogave ilegale në Perëndim ka pësuar rënie të konsiderueshme si nga kriza ekonomike ashtu dhe nga një marrëveshje e qeverisë me rebelët komunistë FARC, që tashmë nuk konsiderohen aq ‘armiqësorë’ nga stabilimenti.
Grupi përdor kokainën për të financiar aksionin e tij gueril, duke shfrytëzuar fermerët vendas për të furnizuar me gjethet e kokas.
Hapësirat e lëna bosh nga marrëveshja me FARC raportohet se po mbushen nga grupe më të vogla kriminale që po marrin biznesin, edhe pse të gjymtuar.
Leonardo Correa i zyrës së drogave të OKB, thotë se këto grupe po zhvillojnë strategji të reja biznesi, duke mbajtur fermerët më pranë kufirit ku është më e thjeshtë për të nxjerë materialet jashtë vendit.
Fermerja e kokës, nënë e dy fëmijëve Yamile Hernandez, 42 vjeçe, tha për NYT: “Kanë ardhur kohë të vështira, nuk e di si do t’ia bëjmë”.
Përndryshe në vende të tjera më të vogla prodhuese si Peru, Ekuador dhe vende të tjera të Amerikës Qendrore kapaciteti i prodhimit po rritet.
Nuk dihen arsyet e sakta të rënies së kërkesës për kokainën kolumbiane por në nivel global prodhimi i drogës në 2022 arriti një rekord të ri dhe përpunimi i saj u shtua me 24%, duke shtuar xhiron botërore me $6 miliardë më shumë se në 2021.