Aktualitet Bota Rajoni

Biden zgjat urdhrin e gjendjes së jashtëzakonshme për Ballkanin Perëndimor!

Joe Biden zgjat me një vit urdhrin ekzekutiv për gjendjen e jashtëzakonshme në Ballkan, duke vlerësuar se situata në rajon vazhdon të përbëjë kërcënim për sigurinë kombëtare e politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në urdhrin që mban firmën e presidentit amerikan, thuhet:

Veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim në Ballkan, duke përfshirë aktet e dhunës ekstremiste e aktivitetet përçarëse, si dhe situata në Ballkan, e cila pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike, vazhdojnë të paraqesin një kërcënim të pazakontë e të madh për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-ve.

Për këtë arsye, gjendja e jashtëzakonshme për Ballkanin duhet të mbetet në fuqi edhe pas datës 26 qershor 2024.

Urdhri ekzekutiv u miratua për herë të parë më 26 qershor 2001, nga presidenti i asaj kohe George W. Bush, pas luftërave në Ballkan.

Ndër të tjera thuhet se janë zbatuar dispozitat e Ligjit për Kompetencat Ndërkombëtare të Emergjencave Ekonomike, për të trajtuar “kërcënimet e pazakonta e të jashtëzakonshme për sigurinë e vendit dhe politikën e jashtme të SHBA-ve”.

Theksohet se këto masa i referohen Maqedonisë së Veriut, shkeljes së Marrëveshjes së Dejtonit në Bosnjë-Hercegovinë apo Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara për Kosovën.

Më pas, presidenti amerikan e ndryshoi atë urdhër me “Urdhrin Ekzekutiv 13304” më 28 maj 2003, për të ndërmarrë hapa shtesë në lidhje me veprime të caktuara që pengojnë zbatimin, ndër të tjera, të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit të vitit 2001 në lidhje me Maqedoninë e Veriut.

Gjithashtu, më 8 qershor 2021, u miratua “Urdhri Ekzekutiv 14033”, i cili zgjeroi shtrirjen e gjendjes së jashtëzakonshme në nivel kombëtar.

Gjatë dy dekadave të fundit, në territorin e ish-Jugosllavisë e në Shqipëri, duke përfshirë cënimin e marrëveshjeve dhe institucioneve të pasluftës me rënien e Jugosllavisë, si dhe korrupsionin e përhapur në qeveri e institucione të ndryshme në Ballkan, situata pengon përparimin drejt qeverisjes efektive e demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike. Për këtë arsye paraqet një kërcënim të pazakontë e të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-ve, siç thuhet në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë.