Bota

Biden qëndron në garë, Presidenti i SHBA: I kam unë frenat në dorë, nuk tërhiqem

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka riafirmuar se është ende në garë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe ka mbrojtur performancën e tij “të fortë si shkëmbi”.

Në një intervistë, kandidati i supozuar i demokratëve, fushata e të cilit është karakterizuar nga lapsuse, ka theksuar se është detyra e tij “t’i çojë gjërat deri në fund”.

“I kam unë frenat në dorë. Më keni parë? Kam drejtuar 22 evente madhore, jam takuar me mijëra njerëz dhe turma të mëdha. Ajo që po bëj është se po u tregoj amerikanëve se kam ushtruar të gjitha kompetencat dhe se nuk më duhen shënime. Nuk më duhet një prompter. Mund t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve. Dhe unë isha atje, kur NATO u mblodh në qytet, ku për 1 orë iu përgjigja pyetjeve”, tha Biden.

Presidenti amerikan pushtoi faqet e para të gazetave gjatë samitit të NATO-s në Uashington, kur pasaktësisht iu referua presidentit Zelensky si lideri rus Vladimir Putin.

Biden pritet të ndjekë këtë javë një konventë në përpjekje për të bindur votuesit me ngjyrë dhe latinë, vendimtarë nëse ai do qëndrojë në Shtëpinë e Bardhë.