Së fundmi një grup notarësh rrezikojnë të përballen me akuza federale për arsye se kanë “ngacmuar” një tufë delfinësh në Gjirin Honaunau në Havai. Në videon e siguruar nga rojet bregdetare shihet grupi i njerëzve që noton në drejtim të njëjtë më delfinët pranë Ishullit të Madh. Sipas mediave lokale, në shtetin e Havait është e ndaluar të notosh më pak se 45 metra larg delfinëve në ujërat afër bregut.
Nëse ndiqen penalisht, shkelësit e këtyre ligjeve mund të përballen me dënime civile deri në 11,000 dollarë ose deri në një vit burg. Varkëtarët mund të humbasin anijen e tyre dhe të paguajnë deri në 25,000 dollarë gjoba. Së fundmi kombet kanë arritur një marrëveshje historike për të mbrojtur oqeanet e botës pas 10 vitesh negociatash.
Traktati i Detit të Lirë vendos 30% të deteve në zona të mbrojtura deri në vitin 2030, duke synuar mbrojtjen dhe rikuperimin e natyrës detare. Negociatat ishin shtyrë prej vitesh për mosmarrëveshjet mbi financimin dhe të drejtat e peshkimit. Jeta detare ka qenë në rrezik nga ndryshimet klimatike, mbipeshkimi dhe trafiku i anijeve. Sipas Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) në vlerësimin më të fundit të specieve detare globale, gati 10% u zbuluan se janë në rrezik zhdukjeje.