Unike! Kjo është sigurisht mënyra më e mirë për të përshkruar modën e paraqitur në turneun botëror të Renaissance së Beyoncé, i cili filloi në Stokholm të mërkurën. Ndalesa e parë e turneut prej 57 shfaqjesh shfaqi këngëtaren duke performuar në një sërë krijimesh marramendëse të modës gati për në club.
Drita dhe ngjyrat ishin motivet e spikatura gjatë shfaqjes së parë, me veshje të shumta që shfaqnin modele holografike ose reflektuese që përshtatin me mjeshtëri estetikën vizuale të albumit për një ambient stadiumi. Beyonce nuk ka qenë në turne për gati pesë vjet, por është ende një ‘showgirl’ kur bëhet fjalë për veshjen e saj të performancës. Ajo madje kishte një fustan që ndryshon ngjyrën kur ekspozohet ndaj dritës UV. Fansat menjëherë e morën me mend se ishte nga marka japoneze Anrealage – e cila shfaqi një moment të ngjashëm viral në shfaqjen e tij vjeshtë-dimër 2023-2024.
Një siluetë e stiluar nga Jonathan Anderson nga Loewe, i përshtatur nga një pamje e paraqitur në koleksionin vjeshtë-dimër 2022-20023 të markës, me disa krahë të pozicionuar në mënyrë provokuese me thonj të kuq. Ndihej sikur të kujtonte një tjetër veshje seksi, e krijuar nga The Blondes, që Bey e kishte veshur për një turne të mëparshëm në 2013.
Një kostum Balmain me porosi, i projektuar nga Olivier Rousteing paraqiste një korse të krijuar tërësisht nga perlat. Stilisti i modës me qendër në Londër, David Koma, i cili më parë krijoi një fustan madhështor ngjyrë të verdhë për Bey-n, krijoi gjithashtu një fustan holografik për këngëtaren. Dhe aksesori më i madh i natës? Padyshim, kali gjigant i krijuar me gurë që ndriçonin, i cili doli në kenë për në finalen epike të shfaqjes.
Në përgjithësi, turneu ndihet si një mishërim i mrekullueshëm i tingullit të rilindjes tekno dhe sallat e ballos, të cilin Beyoncé e ka përshkruar si një odë për muzikën e kërcimit dhe kulturën queer. Një trailer për “I’m That Girl”, i cili zgjat pak më pak se dy minuta, shfaqi një stuhi kaotike me mbi një duzinë pamjesh të personalizuara nga Schiaparelli, Balenciaga dhe të tjerë. Beyonce është me të vërtetë në epokën e saj të modës së lartë.
Sigurisht, Beyonce-s i pëlqen të ndërhyjë me pamjen e saj gjatë një turneu – ndonjëherë duke veshur një veshje vetëm për një performancë në një qytet. Pra, ka shumë të ngjarë që të kemi shumë më tepër modë mahnitëse nga tani deri në përfundimin e turneut në New Orleans më 27 shtator. Na mbetet të presim…