Aktualitet Politikë

“Betejë për jetë a vdekje…”- Përjashtimi i 24 deputetëve të PD, reagon Sali Berisha!

Kreu i PD-së, Sali Berisha komentoi vendimet e Sekretariatit të Etikës, që dënoi 24 deputetët e PD me përjashtim nga punimet e Kuvendit.

Në fjalën e tij nga banesa, ku prej 30 dhjetorit të kaluar ai ndodhet në arrest shtëpie, Sali Berisha deklaroi se janë të tmerruar nga revolta e deputetëve dhe nga protesta e 7 tetorit.

Sipas Berishës, me atë që panë në Parlament mazhoranca e ka kuptuar që beteja opozitare është për jetë a vdekje.

“I tmerruar nga revolta e deputetëve, i lebetitur nga 7 tetori që po afron mori masa ndëshkimore dhe përjashtoi për herë të parë në historinë 32 vjecare pluralizëm, përjashtoi 24 deputetë nga Parlamenti, ndër të cilët përjashtoi kryetarin e grupit parlamentar, sekretarin e përgjithshëm të PD dhe 22 deputetë të tjerë. Këta anëtarë të organizatës kriminale të Edi Ramës, këta bashkëpunëtorë në krim, në vjedhje dhe trafiqe, me atë që panë me sytë e tyre në parlament e kuptuan se kjo është betejë për jetë ose vdekje”, tha Berisha ndër të tjera.