Bota Politikë

Betejë për çdo votë në shtatë shtete/ Projeksioni i CNN: Harris e nis me 226 vota, Trump 219. Rruga drejt shifrës “270”

Qytetarët amerikanë sot votojnë për zgjedhjet presidenciale, për të cilat votuesit janë të ndarë në nivel vendi, por edhe në shtatë shtete kryesore që pritet të përcaktojnë rezultatin mes ish-presidentit republikan, Donald Trump, dhe nënpresidenten demokrate, Kamala Harris.

Sipas CNN, demokratja e nis me 226 vota garën, ndërsa kundërshtari i saj politik, Trump e nis me 219. Pra siç shihet, Harris është në një avantazh relativisht të madh ndaj ish-presidentit republikan.

Shtetet e lëkundura janë Nevada, Wisconsin, Pensilvania, Michigan, Arizona, Georgia dhe Karolina e Verit, ku në hartë janë në ngjyrë të verdhë.

Votoni sondazhin e tonë këtu.

Shtetet që pritet të fitojë Kamala Harris janë: Washington, Oregon, California, Minnesota, Illinos, Colorado, New Mexico, Virginia, New York, Maine, New Hampshire, Vermont, Massachusetts, Coneccticut, New Jersey, Delaware, Maryland, Hawai.

Ndërsa në shtete e tjera pritet të marrë më shumë vota Donald Trump.

Top Albania Radio, sonte në orën 21:00, nën drejtimin e Blendi Salaj, do të përcjellë të gjitha detajet, hap pas hapi, në programin:  “Nata e Zgjedhjeve në SHBA“. Qëndroni në valët e Top Albania Radio për analiza të thelluara, rezultatet e exit polleve dhe intervista ekskluzive direkt nga SHBA!

Votoni sondazhin e tonë këtu.