Këngëtarja e njohur Selena Gomez përmes rrjetit të saj social, Instagram, ka zbuluar se do të publikojë së shpejti dokumentarin “My Mind & Me”. Ndërkaq, ajo ka shkruar:
Dëshironi të dëgjoni një pjesë të historisë sime…”My Mind & Me” së shpejti në @AppleTvPlus.
Dokumentari do të përshkruajë betejat e Selena-s gjatë karrierës së saj. Në njoftimin për shtyp thuhej se:
Pas vitesh në qendër të vëmendjes, Selena Gomez arrin një sukses të paimagjinueshëm. Por pikërisht kur ajo arrin një kulm të ri, një kthesë e papritur e tërheq atë në errësirë. Ky dokumentar unik i papërpunuar dhe intim përfshin udhëtimin e saj gjashtë-vjeçar drejt një dritë të re.
Filmi u drejtua nga Alek Keshishian, i cili më parë drejtoi dokumentarin muzikor të vitit 1991 “Madonna: Truth or Dare”. Një datë e publikimit për “My Mind & Me” ende nuk është shpallur. Njoftimi erdhi pasi Gomez publikoi videoklipin e këngës së saj “Calm Down”. Rikujtojmë, se pasi mbushi 30 vjeçe më 22 korrik, artistja reflektoi mbi mësimet që mësoi në të 20-at e saj duke shprehur këto fjalë:
Të njëzetat e mia ishin një udhëtim nëpër momente të mira, të vështira dhe të bukura që nuk do t’i harroj kurrë. Secili prej tyre më ka formuar në personin që jam sot. Unë jam duke ecur përpara e inkurajuar nga kaq shumë njerëz të fortë dhe fuqizues rreth meje. Unë dua të bëj më të mirën time për të marrë të bukurën dhe të dhimbshmen dhe të jem versioni më i mirë për veten, të tjerët dhe ju.
Ndërkaq, vjen një moment që yjet e Hollywood-it vendosin që të marrin një vendim për veten dhe për karrierën e tyre, disa vendosin të largohen përkohësisht dhe disa përgjithmonë. Kur themi përgjithmonë nënkuptojmë mbylljen e një kapitulli dhe fillimin e diçkaje krejtësisht të re. Konkretisht Gomez është gati t’i japë lamtumirën Hollywood-it. Aktorja zbuloi se dëshiron të martohet dhe të bëhet nënë dhe ajo është e përgatitur të largohet nga aktrimi për t’u fokusuar në jetën e saj personale.