Javën e kaluar, aktori hollivudian Bratt Pitt arriti të fitojë kujdestarinë e përbashkët për 6-të fëmijëve e tij dhe të Angelina Jolie. Kjo ishte një fitore e madhe për gjyqin e tyre që ka nisur që prej vitit 2017-të.
Pavarësisht ndarjes së një prej çifteve më të famshëm në botë, duket se Pitt ka patur një marrëdhënie të shkëlqyer me fëmijët e tij, edhe pse Jolie ka konfirmuar të kundërtën.
57-të vjeçari është gjendur gjithmonë pranë të vegjëlve të tij dhe shumë shpesh ka aulluar evente të rëndësishme për karrierën vetëm për të kaluar pak më shumë kohë me fëmijët. Një burim pranë yllit të “Maleficent”, ka treguar për “US Weekly” se Angelina nuk është aspak e lumtur për këtë vendim të gjykatës, duke bërë fajtor avokatin e saj.
Më tej shtohet se ajo nuk do ja falë kurrë këtë gjë Brad Pitt dhe nuk ka ndërmend ta lërë me kaq. Thuhet se Jolie do të apelojë sërish për të marrë kujdestarin e plotë të Maddox, 19, Pax, 17, Zahara, 16, Shiloh, 15-vjeç, dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 12-vjeç.
Ajo nuk do ta falë kurrë … Ajo pohon se beteja nuk ka mbaruar dhe ende beson se drejtësia do të mbizotërojë.
Po ju në cilën anë të historisë anoni më shumë, në atë Brad Pitt apo të Angelina Jolie?!