E ftuar në emisionin “S’e Kam me Ty” ka qenë Diola Dosti. Nutricionistja e njohur ka zbuluar në një intervistë me Jonida Aliçkollin dhe Elios Shulin më shumë detaje se si ka nisur e gjithë karriera e saj dhe gjithashtu ka treguar edhe detaje të vogla në lidhje me partnerin e saj të ri.
Përveç pjesës së profesionit të saj dhe karrierës, nutricionistja u pyet edhe se si po shkon jeta e saj personale duke qenë se së fundmi ajo ka konfirmuar edhe lidhjen me Erolld Belegun, biznesmenin e njohur. Në lidhje me këtë Diola zgjodhi të përgjigjej shumë shkurt duke thënë:
Shumë mirë, kaq.