E ftuar në “Ndryshe” para disa muajsh ka qenë moderatorja Orinda Huta, e cila ka folur rreth telefonatës kurth që ju bë në këtë emision. Për ata të cilët nuk e kanë parë ende, në rubrikën e telefonatës kurth ishte radha e Orindës. Kjo e fundit i është përgjigjur telefonatës së prezantueses së emisionit, Anxhela, e cila ka pretenduar se e njeh bashkëshortin e saj, Turjan Hysko, prej dy vitesh.