Një emision ku si asnjëherë më parë mendimet dhe fjalët vijnë si në jetë, të pacensuruara…Mirë, ndoshta pak të censuruara. “Pardon my French” nga Jonida Alickolli, të cilës këtë sezon të ri i është bashkuar në moderim Arbër Çepani, ku e vetmja gjë që nuk dinë të bëjnë është të flasin frengjisht!
Nuk do të mungojnë të ftuarit në studio, diskutimet mbi tema të ndryshme në mënyrën më të ‘zhveshur’, si dhe muzikën më bukur të momentit.
“Pardon My French” çdo të mërkurë në orën 18:00, me të ftuar special dhe intervista ekskluzive.
Nga data 18 shtator, çdo të mërkurë: 18:00