Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit.
Por, përpos karrierës si artist edhe jeta personale e tij është shumë e përfolur. Artisti është babai i vogëlushes Poem dhe partneri i blogeres Sara Hoxha. Kjo e fundit nuk i kursen postimet me reperin dhe vogëlushen e saj, por shpesh nuk ngurron të ndajë me ne dhe mendimet e saj që janë shumë popullore dhe kjo gjë e ka bërë të pëlqyer bukuroshen nga audienca.
E me postimin më të fundit besojmë jemi të gjithë dakord. Teksa ka pozuar për një ‘selfie’ nga makina krahas ka shkruar:
Më duket se shpëtuam nga plakat e Marsit
Edhe pse Sara kemi ende ato të Prillit për të pritur…
“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bëri bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i keni parë duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfiduan veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh që është kaq pranë.
Me llogaritjen e pikëve të jurisë dhe votave të publikut që kishin një peshë 50 me 50 fituese e këtij edicioni të “Dancing With The Stars” u shpall Sara Hoxha.
Mirëpo ashtu si në cdo garë e këtyre përmasave nga ana e publikut gjithmonë do të ketë komente si përkrahëse ashtu edhe negative. Lidhur me fitoren e kësaj të fundit, në rrjet pati dhe disa komente ku thuhej se fitorja iu dha Sarës për hir të partnerit të saj. Me një video të postuar para pak orësh në Instagram, bukuroshja ‘ia ka mbyllur gojën’ në mënyrën më të bukur me anë të një video shumë ‘funny’ të vogëlushes së saj Poem.