Aktualitet Politikë

Berisha rikthen Topallin, e emëron koordinatore për diasporën përballë Ballës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vendosur zëvendësimin e Ervin Salianjit si drejtues qarku në Elbasan me deputetin Tomor Alizoti.

Gjithashtu Berisha ka vënë përballë Taulant Ballës, si koordinatore për diasporën Jozefina Topallin. Sakaq, për Kavajën e Rrogozhinën përballë Elisa Spiropalit të PS do të jetë kryebashkiaku demokrat i Kavajës, Fisnik Qosja.

Me vendimin e 26 shatorit Apeli la në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës që e shpallte fajtor Ervin Salianjin, për kallëzim të rremë lidhur me dosjen Babale dhe e dënonte me 1 vit burg, dënim të cilin po e kryen në Fier. Në vend të tij si drejtues në Elbasan, tashmë do të jetë deputeti i qarkut të Beratit, Tomor Alizoti.

Lexo edhe: PD, Kraja: Shqipëria po shkon drejt një krize energjetike të qëllimshme

Prej kohësh, PD nuk kishte një zgjidhje për diasporën dhe ka gjetur një zgjidhje me ish-kryeparlamentaren Topalli e cila do ketë përballë Ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla. Nga ana tjetër, Fisnik Qosja do të ketë në mbikqyrje Kavajën dhe Rrogozhinën, pasi për qarkun Tiranë drejtues politik do të jetë Belind Këlliçi. Përballë Qoses është kryeparlamentarja socialiste Elisa Spiropali.