Politikë

“Berisha po artikulon tezat e Ramës”, Basha: Ma dyfishoi dhimbjen me gjuhën që përdori por koha është ilaçi më i mirë.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha se gjuha e ish-kryeministrit Sali Berisha i ka dyfishuar dhimbjen për vendimin e marrë ndaj tij, që solli përjashtimin nga grupi i PD.

Duke folur pas daljes nga seanca, Basha tha se shpreson që koha të jetë ilaçi më mirë dhe se duhet të fokusohemi tek armiku i vetëm që sipas tij është regjimi i Edi Ramës.

Sot mund të duket si një ditë e vështirë për të folur për këtë betejë sepse në fakt është dhe dita e parë e kësaj beteje brenda kësaj salle. Pakica që ka marrë peng vullnetin e shqiptarëve dhe zotëron të gjitha mjetet e pushtetit është dhe mbetet pakicë. Detyra jonë që shumicën e shqiptarëve ta mobilizojmë në një betejë pa kthim.

Detyra ime detyra e çdo shqiptari është të bëjmë çdo gjë kundër të keqes. Kjo është një betejë që i takon çdo shqiptari dhe çdokush duhet të bëjë pjesën e vet.

Kam ndjekur me dhimbje të madhe reagimin e dr.Berishës, konsideratën për të cilin e kam shprehur, dhimbja që ndiej në nivel personal dhe njerëzor për vendimin është dyfishuar sot nga gjuha e zotit Berisha. Shpresoj dhe uroj që koha të jetë ilaçi më i mirë dhe të gjithë të fokusohemi tek armiku i vetëm që është regjimi i Edi Ramës.

Shpreh keqardhjen e thellë që tezat e kundërshtarit të vetëm timin, e PD të Edi Ramës sot i kam të dëgjuar të artikuluara nga goja e një njeriu vlerësimin për kontributin e të cilit e kam thënë dje dhe e them edhe sot. Partia Demokratike nuk ka rrugë tjetër veçse e bashkuar për të prirur përpara për shqiptarët dhe Shqipërisë”, deklaroi Basha.