Politikë

Berisha në konferencë nga selia blu: Nuk përjashtojmë askënd, as Bashën!

Pas takimit me grupin Bashës në selinë blu, Sali Berisha ka thënë se çdo demokrat duhet të bashkëpunojë për të shëruar dhe bashkojë PD pas krizës që kaloi dhe vendimit që tha gjykata duke legjitimuar komisionin e Rithemelimit.

“U bëj thirrje demokratëve në vend t’i shtrijnë dorën njeri tjetrit sot dhe të bashkohen. Këtë ditë për interesin më të madh të vendit të kombit shoqërisë shqiptare. Sot partia Demokratike është parti e të gjithë demokratëve. Prej saj nuk ka dhe nuk mund të ketë të larguar. Vendimi i gjykatës legjitimoi më në fund vendimet historike të Kuvendit të 11 dhjetorit. Vendimet të cilat sjellin partinë demokratike si parti të votës së lirë në themel të saj parti e orientimit euroatlantik dhe interesit kombëtar nuk mohohet që partia kaloi një krizë për shërimin e të cilës është në detyrimin e çdo demokrati të kontribuojë.”, tha Berisha

Berisha: Bashën do e takoja po të ishte në zyrë pasi është anëtar i PD, ne nuk përjashtojmë asnjë

Sali Berisha ka deklaruar se edhe pse mes tij dhe Lulzim Bashës ka pasur një retorikë të ashpër, ai do e takonte atë pa problem pasi mbetet anëtar i PD dhe se çdo demokrat është i mirëpritur në PD.

“Sot është një ditë e mirë për Shqipërinë dhe demokratë dhe nuk është në ditë e mirë për Edi Ramën, Sot është një ditë e opozitës e cila është tashmë e gatshme për një betejë të suksesshme ndaj këtij regjimi që po rrënon financat dhe reputacionin e shqiptarëve. Vota e lirë në PD do të jetë e garantuar për këtë që do të kandidojë. Në nuk përjashtojmë asnjë njeri edhe sikur kundërshtitë e mia më të mëdha, që kanë qenë me Lulzim Bashën por në rast se do ta dija që ishte në atë zyrë, nuk do të ishte pengesë për mua për ti shkuar ti takuar. Ai është anëtar i PD, jemi të hapur ndaj çdo demokrati”, tha Berisha.

Berisha: Çdo kryetar dege mund të rikandidojë! Zgjedhjet shtyhen më 20 prill

Sali Berisha ka deklaruar se kryetarët e degëve të PD mund të rikandidojnë. Në një konferencë për shtyp nga selia blu, Berisha tha se ka marrë edhe mbështetjen e atyre që më parë e kundërshtonin, ndërsa shtoi se zgjedhjet për kryetarët e degëve janë shtyrë më 20 prill.

“Në këto takime kam gjetur angazhimin e tyre të plotë për të kontribuuar në procesin e bashkimit të PD. I kam siguruar ata nga kjo Foltore se çdo njëri prej tyre ka besimin e plotë të Komisionit ët Rithemelimit të PD për të kandiduar për çdo post që dëshiron. Statuti i 11 dhjetorit nuk ka kufizim për numrin e mandateve të anëtarëve të degëve. Disa prej tyre kanë shprehur kërkesën që zgjedhja për kryetarët e degëve të shtyhet nga data 3 më 20 prill. Unë diskutova këtë çështje dhe Komisioni ishte dakord në këtë kontekst po hartohet udhëzuesi për t’u shpërnda. Është një proces pozitiv. Është penguar në një shkallë edhe nga marrëdhënia që si drejtues kanë patur me kreun e PD, por Basha ka dhënë dorëheqjen dhe ka marrë përsipër problematikat e krijuara nga drejtimi i tij. Sot PD ka një logo zyrtare të regjistruar në gjykatë, ka një statut të një Kuvendi të pashembullt në historinë e saj”, tha ai.

Berisha zbardh takimin me Alibeajn dhe Bardhin: Diskutuam për angazhimin në procesin e bashkimit të PD

Sali Berisha ka zbardhur detaje nga bisedimet që pati me Enekelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhin në Selinë e PD

“Çfarë u bisedua, unë shkova takova u shtrëngova dorën dhe bisedova me kryetarin e grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhin. Ishte diskutim për problemet, ku kërkova angazhimin e tyre në procesin e bashkimit ët PD, kontributin e tyre dhe të çdo demokrati. I gjeta të prekupuar për këtë proces, por diferencat në mendime presistoi. Unë gjykoj se është në detyrimin e të gjithë drejtuesve aktualë të dialogojnë të debatojnë në Grupin Parlamentar të PD. Komisioni i Rithemelimit ka besim të plotë te Grupi Parlamentar i kësaj partie dhe mesazhi më i mirë që mund të përcjellin deputetët e PD është normalizimi i plotë iu jetës së këtij grupi në interesin më të mirë të bashkimit të partisë dhe në interesin më të mirë të vendit”, tha ai.