Politikë

Berisha e paraqet si Sekretare Përgjithshme të Vatrës, reagimi nga SHBA: Është e dënuar nga Gjykata e Lartë e Nju Jorkut, nuk na përfaqëson më

Shtëpia e ish-kryeministrit Sali Berisha ka qenë në qendër të vëmendjes së mbështetësve të tij, të cilët e vizitojnë atë pasi është në arrest shtëpie prej dhjetorit të vitit të kaluar. Ndër vizitorët e fundit, sipas ish-ambasadorit të Shqipërisë në Britaninë e Madhe, Mal Berisha, ishin edhe Nazo Veliu, ish-sekretare e përgjithshme e shoqatës Vatra, dhe Agim Rexhaj, Presidenti i Nderit të kësaj federate.

Mal Berisha theksoi në një postim në rrjetet sociale se Nazo Veliu, si përfaqësuese e njohur e komunitetit shqiptar në SHBA dhe një personalitet i nderuar, kishte vizituar Berishën për të shprehur mirënjohjen për kontributin e tij në Shqipëri dhe për të diskutuar mbi rëndësinë e VATRËS.

Megjithatë, ky informacion është përballur me një reagim nga ana e shoqatës Vatra. Ata njoftuan se Nazo Veliu nuk është më sekretare e shoqatës dhe është përjashtuar për shkak të shkeljeve të kanunores dhe ligjeve të SHBA-së. Gjykata e Lartë e Nju Jorkut ka vendosur që Veliu, së bashku me disa individë të tjerë, të qëndrojë larg selisë së shoqatës dhe të përjashtohet nga çdo aktivitet dhe funksion në lidhje me Vatrën.

Ky reagim nga Vatra vjen për të sqaruar situatën dhe për të korrigjuar çdo keqkuptim që mund të ketë lindur nga raportimet e mëparshme