Aktualitet

Berisha: Dumani i “ligjit” fsheh dhjetëra krime!

Sali Berisha akuza Altin Dumanit për atë që e quan “manipulim” të dosjes së Monika Kryemadhit, në kuadër të hetimeve ndaj saj dhe presidentit të PL, Ilir Meta. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, kryedemokrati shkruan se “komunikimin mes deputetes së PL dhe kushëririt të saj, Shatku, Dumani e përdor si dokument për të akuzuar Kryemadhin si të korruptuar, kur në fakt rezulton që vetë kreu i këtij korruptimi të jetë Edi Rama”.

Statusi

Krahasoni dy Dumanët

Midis atij që bën dhe atij që fsheh, më i ligu është ai që fsheh!

Miq, mos humbisni rastin e lexoni paragrafin në dokumentin e mështëm dhe krahasoni Dumanët:

1- Nuredinin që ka bërë dhjetra krime, por i ka treguar ato, me

2-Altinin e “ligjit” që fsheh dhjetëra krime dhe lëpin këpucët e Edi Ramës!

Dokumenti i mëposhtëm tregon kominikimin midis Monika Kryemadhit dhe Shatkut të cilit ajo i shkruan se kishte takuar Ramën dhe se ai i kishte thënë ta bënin urgjentisht, nuk dihet se çfarë por që Shatku i thotë Monikes se ky është lajmi më i mirë i vitit. Këtë komunikim të Monikës me Shatkun, Altini e përdor si dokument për të akuzuar Monikën si të korruptuar nga Shatku kurse Ramën që i kërkom Monikës që të bënin urgjentisht, se çfarë nuk dihet, por që Shatku e quan lajmin e vitit nuk guxon ta pyes një herë të vetme për dhuratën e vitit që i bëri Shatkut. Për çdo njeri që ka një nanagram integritet në rast se bëhet fjalë për një akt korruptiv Shatku-Kryemadhi-Rama kreu është Rama!

Miq, midis atij që bën dhe atij që fsheh, pra midis Nuros që rrëfen krimet dhe Altinin që fsheh krime padyshim më me karakter është i pari se sa i dyti, pra Nuredini se sa Altini. #sb

Dosja e privatizimit të klubit sportiv “Partizani” në Tiranë, sot Gjykata e Posaçme shtyu për më 25 nëntor ora 12:00, seancën paraprake ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, ndërtuesit Fatmir Bektashi, si dhe Xhimi Begesë e Andia Pustinës.

Sipas avokatit Genc Gjokutaj, “seanca paraprake u caktua para 10 ditëshit në dispozicion të mbrojtjes për të shqyrtuar aktet”. “Janë 160 mijë faqe. S’duhet vetëm të lexohen por edhe të selektohen kush janë të dobishme për çështjen. Do të kërkojmë pushimin e çështjes”, tha Gjokutaj.  Gjyqtarja Flojera Davidhi duhet të vendosë nëse çështja shkon për gjykim, dosja kthehet pas ose pushohet çështja.