Bota

Bëri transplant veshkën e derrit, 62 vjeçari ndërron jetë 7 javë pas procedurës!

Njeriu i parë që kishte vendosur një veshkë derri të modifikuar gjenetikisht, raportohet se ka vdekur gati dy muaj pas operacionit, njoftonte spitali ku u krye procedura.

62 vjeçari Richard “Rick” Slayman, vuante nga insufiçenca renale para se të kryente operacionin në mars.

Spitali përgjithshëm i Massachusetts tha se dje se nuk ka prova se vdekja e tij ka ardhur si rezultat i transplantit.

Transplante të ndryshme nga derra të modifikuar gjenetikisht kishin dështuar dhe në të kaluarën, ndërsa rasti i Slayman u konsiderua si një arritje ‘historike’.

I ndjeri Slayman raportohet se vuante gjithashtu nga diabeti dhe tensioni i lartë. Në vitin 2018 ai kishte marrë në transplant një veshkë njerëzore, por kishte nisur të dështonte pas pesë vitesh.

Pas transplantit të veshkës së derrit, doktorët konfirmonin se ai nuk do të kishte nevojë për dializë pasi organi i ri “po funksiononte mirë”.

“Zoti Slayman po shihte më në fund një fije shprese pas disa transplanesh të kryera dhe ne jemi mirënjohës për besimin që ai pati te ne”, shkruante asokohe spitali.

Por pacienti tashmë ka vdekur edhe veshka e Slayman nuk ishte organi i parë i derrit i përdorur në një transplant.

Dy pacientë të tjerë kanë marrë zemra derri të modifikuara por asnjë nuk pati sukses dhe pacientët vdiqën disa javë më vonë, shkruan rrjeti BBC.