Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

Bëri mirë që doli nga shtëpia e BBV? Fation Kuqari komenton sondazhin e TAR…

Ndodhitë ditore të “Big Brother Albania VIP” vijnë të komentuara live në emisionin “Big Brother Radio” me të ftuar personazhe të njohur, por mbi të gjitha në zërin e publikut. Këtë mbrëmje me Elona Duron ka qenë ish-banori i këtij edicioni të tretë Fation Kuqari dhe gazetari i njohur i sportit Endi Tufa.

Në emisionin e kësaj mbrëmje u realizua një sondazh në YouTube e Top Albania Radio, ku pyetja ishte nëse Fationi bëri mirë që doli apo jo. Shumica më e madhe e votuesve ishin e mendimit që ishte një vendim i mirë që ai doli nga shtëpia.

Si e komenton Fationi këtë përgjigje të tyren?

Unë e di përse e kanë thënë atë bëri mirë që doli, sepse më kanë ardhur edhe mesazhe. Mendonin se banorët dhe situatat aty kishin dalë nga binarët. Aty sa vjen loja blhet edhe më format, sepse do ikin dhe do dalin banorët. Sa më pak banorë të jenë, aq më e fortë është gjëja. Unë këtë moment prisja se i kam parë edhe jashtë. Unë thoja gjithmonë kam thënë që po pres momentin që të bie, sepse ka edhe diçka aty. Ne ishim shumë veta. Sa bëja debat me ty ngaqë ishin shumë veta, donin të kapnin të gjithë situatat. Të futeshin në mes dhe ta prishte komplet debati gjënë. Dhe do vinte një moment që këto do pakësoheshin. Do bëheshin debate reale dhe nuk do ziheshin njerëzit për fllucka. Njerëzit ziheshin për brekë. Ishte turp. Nuk mund ta bëja këtë gjë.