Aktualitet Politikë

Bëri komente negative, shkarkohet nga detyra nënkryetari i Bashkisë Durrës!

Shkarkohet nga detyra nënkryetari i Bashkisë së Durrësit Arbër Braho. Vendimi është marrë nga kryetarja e bashkisë Emirjana Sako. Shkarkimi i Brahos, i cili është djali i ish-deputetit të PS Spartak Braho, vjen pas komenteve negative të tij dhe akuzave për Sakon.

Braho sulmoi kryetaren Sako në një status në rrjetet sociale, duke e akuzuar për vjedhje fondesh, teksa deklaronte se fondet e bashkisë administrohen nga ish-kryetari i Bashkisë Vangjush Dako.

Postimi i Endri Hasës

Vangjush Dako, edhe non grata, edhe bankomat i Edi Ramës për blerjen e votave.

Nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Alket Braho, dëshmoi publikisht se Vangjush Dako ka blerë vota për Edi Ramën edhe në këto zgjedhje. Vangjush Dako u shpall non grata nga SHBA, por, de facto, drejton Bashkinë e Durrësit, në bashkëpunim me Edi Ramën. Ndiqni një pjesë të dëshmisë së nënkryetarit socialist të Bashkisë. Nga dëshmia e tij, konfirmohet ajo që të gjtihë e dinë në Durrës se Vangjush Dako, në cilësinë e bankomatit të Edi Ramës, përcakton kush merr cilin tender në Bashkinë e Durrësit.

Dy gjëra janë urgjente sot.

1- Miratimi i vettingut në politikë për të pastruar politikën nga korrupsioni dhe politikanët e lidhur me krimin.
SPAK të nisë hetimet për blerjen e zgjedhjeve nga Vangjush Dako, për korrupsion dhe ndërhyrje në tendera, bazuar në deklaratën e nënkryetarit socialist të Bashkisë së Durrësit.
2- Është rasti për t’u treguar të pavarur dhe për të justifikuar miliona euro të shpenzuara nga aleatët tanë për një drejtësi që lufton korrupsionin, edhe kur ky çon tek kryeministri.