Bota

Bëri koment seksist ndaj foshnjës tre muajshe, komediani goditet me grusht në mes të skenës!

Një komedian është goditur në skenë pasi u akuzua për komente seksiste ndaj fëmijëve të mitur. Një burrë e ka goditur me grusht komedianin pasi sipas tij ai kishte bërë koment pedofilësh ndaj djalit të tij vetëm 3 muajsh. Komediani spanjoll Jaime Caravaca, ishte në mes të shfaqjes së tij në Barcelonë, kur babai i vogëlushit Alberto Gonzalo de Juan, iu ngjit në skenë.

Gjithçka nisi kur Gonzalo kishte postuar një foto në X me foshnjën tre muajshe dhe komediani kishte komentuar: “Asgjë dhe askush nuk mund ta ndalojë mundësinë që ai të jetë homoseksual dhe kur të rritet të lodhet duke thithur k***”. “Këto janë komente pedofilësh. E kam dëgjuar për djalin tim. M’i thuaj tani komentet për djalin tim. Plehrë. Po tani… çfarë? Ma thuaj, ma thuaj në sy tani. Më falni, më vjen keq, jam thjesht një baba që mbron fëmijën e tij. Ka bërë komente seksiste për djalin tim 3 muajsh. Ka pasojat e veta”-është shprehur babai, Gonzalo.