Celebrities Showbiz

Bëri bujë me këngën “Qikës tem”, Bardhi vjen me një sqarim për publikun!

Vetëm një javë më parë, Bardhi publikoi këngën dedikuar vajzës së tij që pritet të vijë në jetë së shpejti. Teksti i “Qikës tem” ka prekur këdo pasi Bardhi u shpreh hapur lidhur me problemet që ka kaluar duke i shfaqur ato në rreshtat e këngës.

Artisti tregon për pamundësitë financiare, për ikjen e miqve dhe thotë ”Dritë më lanë pa lekë”. Tashmë, Bardhi është ndjerë i detyruar për të bërë një sqarim për publikun dhe nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it shkruan:

Duke parë shqetësimin tuaj të vazhdueshëm për situatën time financiare dhe dashamirësinë tuaj ndihem i obliguar t’ju them se familja ime e ka kaluar prej shumë muajsh situatën e përshkruar në këngën e vajzës. Nëse kjo këngë do ishte përdorur si viktimizim, do e kisha lançuar në muajin Prill ose Maj kur vështirësitë ishin aktuale, por unë mendoj që arti i mirë gjithmonë duhet të hapë debate dhe të krijojë pyetje. Jam mësuar krenar për rreshtat që i kam shkruar në këtë këngë për vajzën time sepse mendoj që çdo fëmijë mënyrën më të mirë për të mësuar diçka e ka nëpërmjet eksperiencave të prindërve. Ju dua shumë, Elhamdulilah prej Zotit jemi shumë mirë e Zoti ju ruajt të gjithëve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BARDHI (@bardhi)