Sport

Berat Gjimshiti drejt largimit nga Atalanta?! Klubi gjen zëvëndësuesin!

Mediat italiane bëjnë të ditur se kapiteni i Kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti mund të largohet nga Atalanta këtë sezon. Ato raportojnë se për qendërmbrojtësin ka një interesim nga Katari dhe konkretisht nga skuadra e Al-Rajan.

Arabët kanë gati një kontratë 3-vjeçare për 31-vjeçarin nga Lugina, duke i ofruar dyfishin e pagës sezonale që përfiton tek Atalanta.

Një propozim që e tundon jo pak Gjimshitin, ndërkohë që fituesit e Europa League kërkojnë rreth 15 milionë euro për kartonin e tij.

Nëse rast se Gjimshiti vendos të pranojë milionat nga Katari, atëherë klubi nga Bergamo e ka gati zëvendësuesin.

Bëhet fjalë për Kevin Danson, 25-vjeçarin e kombëtares austriake që aktivizohet në Ligue 1 me Lensin. Rreth 25 milionë euro duan francezët për kartonin e Dansos, ndërkohë që oferta e Atalantës shkon deri në 20 milionë euro. Gjithsesi gjithçka varet nga vendimi që do të marrë mbrojtësi shqiptar për të ardhmen.