I ftuar në “The Howard Stern Show” producenti muzikor Benny Blanco zbuloi se është gati ta çojë në një nivel tjetër romancën e tij me këngëtaren Selena Gomez. Blanco pranoi se ai mendon të ketë fëmijë me 31 vjeçaren çdo ditë. “Do të kesh fëmijë me Selenën? A i ke thënë se dëshiron të kesh fëmijë?”-ishte pyetja, për të cilën Blanco u përgjigj: “Është gjithmonë një temë bisede për mua çdo ditë. Ky është qëllimi im i radhës. Më pëlqen të jem pranë fëmijëve.”
Por kur u pyet nëse ai po mendonte të bënte pyetjen shumë të rëndësishme të propozimit për martesë, Blanco tha: “Unë marr gjithçka si të më vijë. Ajo që mund të them me siguri është se kur e shikoj atë, thjesht them: “Unë nuk di një botë më të mirë se kjo. Kjo është ajo që i them gjithmonë asaj.” Diku tjetër, producenti i muzikës, emri i vërtetë i të cilit është Benjamin Levine, foli për ditët e para të romancës së çiftit.
Kur dolëm në takimin tonë të parë, as që e dija se ishte një takim. Më kujtohet se isha ulur atje dhe ajo tha: “Epo, do të kisha veshur diçka ndryshe për këtë ‘date’”, dhe unë thashë: “Çfarë? Jemi në një ‘date’?” Ajo është më e bukura, më e ëmbla. Ajo është me të vërtetë shoqja ime më e mirë … ne qeshim gjatë gjithë ditës së bashku.
Selena konfirmoi në dhjetor 2023 se ishte në lidhje me Blanco për gjashtë muaj. Mirëpo, romanca nuk i ka kënaqur fansat e këngëtares, pikërisht sepse fiziku i Blanco-s nuk krahasohet me bukurinë e saj. Mirëpo producenti i merr me humor këto kritika dhe madje i kupton duke thënë me shaka se:
Ajo po bën bamirësi me mua, është çmenduri!
Blanco ka një karrierë të suksesshme. Ai është gjithashtu shumë mbështetës për Gomez, duke e shoqëruar partneren e tij në çmimet Emmy dhe Golden Globes. Sa i përket Selenës, ajo duket se nuk i kushton aspak rëndësi këtyre komenteve, pasi në disa raste ka mbrojtur partnerin e saj kur ai sulmohet në rrjetet sociale.