Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe. Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj.
Së fundmi Beniada ka ndarë me ndjekësit një Instastory që na ngre paksa dyshimet lidhur me jetën e saj personale. Modelja ka postuar një foto ku mban në dorë dy trëndafila të kuq dhe krahas shkruan: “Faleminderit”. Nuk dihet nëse lulet janë dhuratë nga ndonjë fans/e e bukuroshes ose dikush special ‘fshiehet’ pas tyre, megjithatë le të presim nëse vetë Beni do të na zbulojë diçka më shumë.
Shpesh bukuroshja me anë të ‘Ask-eve’ në Instagram iu përgjigjet pyetjeve të ndryshme që ndjekësit e saj kanë, megjithatë së fundmi ka qenë vetë bukuroshja që pyeti ata se çfarë i bën ata të lumtur. Teksa një prej tyre u përgjigj duke thënë se ajo që e ka bërë të lumtur është ndarja e Trixa-s dhe Donaldit dhe reagimi i modeles na tregoi shumë.