‘Big Brother VIP’ ka pak javë që ka përfunduar e megjithatë ish- banorët vazhdojnë ende të ngjallin interes si ditën e parë. Yjet i shohim shpesh nëpër intervista, dalje televizive duke na shuar kureshtjen mbi atë çfarë po ndodh me jetën e tyre pas përfundimit të spektaklit.
Beniada ishte një nga katër finalistet e këtij edicioni, së bashku me Donaldin, Ilirin dhe Einxhel. Ajo ishte e para që la shtëpinë natën e finales së madhe. E pas daljes nga kjo eksperiencë, ajo po vazhdon jetën e saj aty ku e kishte lënë, por tashmë me një vëmendje më të madhe dhe si bashkëprezantuese në ‘Procesi Sportiv’.
Tanimë, Beni ka nisur jetesën e saj në Tiranë për shkak të angazhimeve dhe pak më parë me anë të një Instastory na ka treguar se ka marrë një apartament të ri në kryeqytet. Jo vetëm kaq, por teksa ka shpërndarë një foto na ka zbuluar dhe një pjesë nga shtëpia e saj e re e cila për hir të vërtetës duket shumë e bukur.
Shtëpia ime e re në Tiranë
E ftuar para disa javësh në “Pardon My French” ishte Beniada Nishani. Shumë e komentuar dhe e dashur, një nga finalistet e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, dha një intervistë speciale ku u shpreh mbi rrugëtimin e veçantë dhe eksperiencën e paharrueshme që ajo përjetoi katër muajt e fundit.
Teksa u shpreh se ky Big Brother ka qenë eksperienca më e bukur e jetës së saj, Beniada na tregoi se i mungojnë kërcimet, momentet e bukura, surprizat dhe shumë e shumë të tjera.