Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘Big Brother Vip 1’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj në Shqipëri. Bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte të reja, tashmë jo në modeling, por edhe në moderim.
Ditën e sotme bukuroshja feston ditëlindjen dhe mbush 33 vjeçe e urimet për të kanë qenë të shumta si nga fansat ashtu edhe nga shoqëria e saj. Beniada ka miqësi të ngushtë me ish-banoren e “BBV2”, Jori Delli, e cila nuk mund të mos e uronte me një foto mjaft sensuale të saj.
Beniada Nishani, si rrallë herë, ka folur në “S’e Luan Topi” për jetën e saj personale. Në media, është komentuar raporti i kaluar i modeles dhe madje janë përmendur emra, që vetë ajo nuk i ka konfirmuar asnjëherë.