Ditët e fundit, Festivali i Filmit në Venecia ka qenë në vëmendjen e të gjithëve. Të famshmit shfaqen jo vetëm për të promovuar filmat e tyre të rinj, por edhe për të ofruar momente të forta stili dhe për të punuar me stilistët kryesorë për të shfaqur krijimet më të mira nga pasarelat e reja të veshjeve dhe modës.
E tashmë në këtë event, do të marrë pjesë edhe një yll shqiptar. E kemi fjalën për Beniada Nishanin, e cila e ka bërë vetë të ditur këtë lajm të rëndësishëm nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram. Ajo shkruan:
Dua të ndaj me ju një ftesë shumë të rëndësishme për mua. Do të shihemi më 5 shtator në Festivalin e Filmit në Venecia. Shpresoj të përfaqësoj Shqipërinë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Beniada Nishani ishte një nga finalistet e “Big Brother VIP Albania” dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe.
Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj.