Për pak, partnerja e CR7, Georgina Rodriguez pritet të sjellë në jetë binjakët e saj. Modelja është në pritje të një djali dhe një vajzë. E veshur gjithmonë me shumë stil dhe e mësuar me një jetë ekstra luksoze, Rodriguez, e cila është një personazh i famshëm në Spanjë, merr një “rrogë” të majme nga futbollisti, për menaxhimin e fëmijëve të saj, një shifër që arrin rreth 100 mijë euro në muaj.
Sipas revistës ‘El National’, e cila prej muajsh bën llogaritë e familjes së Ronaldos, shuma bujare që modelja disponon çdo muaj është nga 50 deri në 100 mijë euro në bazë të shpenzimeve personale dhe të fëmijëve. Tani që familja po zgjerohet sërish, çeku do të rritet më shumë.
Por Georgina Rodriguez e përsërit herë pas here se atë që ka në bankë e ka fituar me mundin e saj. Postimet e saj me influencë vlerësohen me mijëra euro, intervistat janë gjithmonë shumë të paguara dhe gjithashtu ajo fiton shumë edhe nga serialet dhe projektet reklamuese.
Kam punuar shumë dhe kam sakrifikuar një jetë dhe universi më shpërbleu me gjënë më të madhe, një familje të bukur.
Rikujtojmë, se Georgina ishte shitëse kur në butikun e saj takoi kampionin e futbollit që i ka ndryshuar jetën.
Tani që kam shumë para, të ndihmoj të tjerët është ajo që më kënaq më shumë. Gjithashtu e di se çfarë do të thotë të kesh një rrogë dhe mezi të kalosh muajin. Kam shumë ndjeshmëri me njerëzit për shkak të modestisë sime.
Para disa ditëssh, 28-vjeçarja u shpreh për revistën “Forbes” se:
Për sa i përket parave, do të duhet të më falni, por unë preferoj të mos flas se sa miliona ka në llogarinë time bankare. Jam e lumtur që jam partnerja e Cristiano Ronaldos, jam plotësisht e dashuruar me të dhe ndihem shumë me fat. Jam e vetëdijshme se të qenit e dashura e tij më ofron shumë mundësi, por kam punuar dhe i kam ndërtuar vetë ato që kam në bankë.
Rikujtojmë, se “The Sun” solli disa deklarata shumë të ashpra nga daja i Georgina-s Jesus, i cili thonte se ajo është grua djallëzore.