Health & Beauty Lifestyle

Benefitet e të fjeturit totalisht në errësirë gjatë natës, nuk do të pendoheni!

Njerëzit para ardhjes së teknologjisë moderne, kishin vetëm dy burime bazë drite në dispozicion, Diellin dhe Hënën. Me ardhjen e kohëve moderne ne po ekspozohemi ndaj dritës edhe gjatë natës. Drita artificiale mund të ndikojë negativisht në shëndetin e të gjithë trupit dhe hulumtimet kanë treguar se edhe drita e lehtë artificiale gjatë gjumit mund të dëmtojë trurin, rrit nivelin e hormoneve të stresit, rrit rrezikun e inflamacionit kronik, rezistencës ndaj insulinës dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Gjumi me dritë artificiale mund të shkaktojë gjithashtu pagjumësi dhe çekuilibër hormonal. Melatonina është një hormon i nevojshëm për relaksim dhe gjumë dhe drita artificiale pengon lirimin e melatoninës. Është melatonina që ul nivelin e presionit të gjakut, glukozës dhe temperaturës së trupit. Megjithatë, lirimi i melatoninës zvogëlohet në mënyrë dramatike në prani të dritës.

Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit që flenë me dritë artificiale kanë 50% më pak melatoninë në trupin e tyre. Është për këtë arsye që ata rekomandojnë gjumin në një dhomë të freskët, të ajrosur dhe të errët. Do të bini në gjumë shumë më shpejt nëse shtriheni në një dhomë të errët dhe gjithashtu do të zvogëloni rrezikun e kancerit, sëmundjeve të zemrës, diabetit të tipit 2 dhe pagjumësisë. Përveç kësaj, në mëngjes do të zgjoheni më të pushuar.

Ndërkaq, sa herë që mund të ndjesh një fytyrë të lodhur dhe pa shkëlqim, ka një zgjidhje emergjente dhe shumë të shpejtë, e cila do të të kthejë freskinë në fytyrë. Këtë maskë mund ta përdorësh në çdo orar të ditës pra në mëngjes, pas pune apo në darkë, para se të flesh. Kushti i vetëm janë 15 minuta. Në kushte shtëpie, jepi jetë fytyrës dhe mos e lë veten pas dore.