Dhembja e shoqëruar me hematoma, mund të zbutet dhe të qetësohet me margarinë. Hematoma karakterizohet nga grumbullimi i gjakut në hapësirën ndërmjet pjesës së brendshme dhe pjesës së jashtme të lëkurës. Simptomat zakonisht shfaqen brenda një kohe të shkurtër, pas një dëmtimi.
Margarina është e dobishme, sepse “ftoh” plagën dhe sjell lehtësim momental. Vitaminat A, D dhe E që i përmban margarina shpesh depërtojnë në epidermë dhe kontribuojnë në shërimin e dhimbjes. Po ashtu, ekspertë nga Universiteti i Harvard-it, konstatojnë se margarina është më e shëndetshme sesa gjalpi.
Ata thonë se kanë gjetur se zëvendësimi i yndyrave të ngopura me ato të pangopura zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër. Zgjidhni margarinën me përqindje sa më lartë të thartirave yndyrore të dobishme dhe të pangopura dhe vitamina si dhe shmangni prodhimet të cilat përmbajnë thartira transyndyrore.
Ndërkaq, gjalpi është përbërësi i preferuar i shumë personave. Sa më shumë të shtoni, jo vetëm që rrit shijen e një pjate, por edhe e lartëson atë. Megjithatë, ajo ka qenë objekt i shumë polemikave në botën e të ushqyerit. Ndërsa shumë thonë se është i shëndetshëm, kryesisht gjalpi shmanget nga vëzhguesit e peshës dhe ata që duhet të kujdesen për problemet e tyre të lidhura me zemrën.