Botë e Çuditshme

Bënë fotografi në krahun e një avioni, punonjësit e linjës ajrore ‘i hapin gropën’ vetes pas pamjeve virale!

Një ekuipazh i një linje ajrore në Zvicër po përballen me një hetim nga shefat e tyre pasi u kapën duke bërë ‘selfie’ në krahun e një aeroplani. Punonjësit e kësaj linje ajrore u kapën në video nga një pasagjer i tronditur që i kishte parë nga terminali duke pozuar për foto në krahun e një Boeing 777.

Ngjarja ka ndodhur në aeroportin e Buenos Aires në Argjentinë. Më 16 gusht, disa pasagjerë që ishin në terminalin e aeroportit argjentinas vunë re dy anëtarë të ekuipazhit, një burrë dhe një grua, të cilët ishin ngjitur në krahun e një avioni dhe po përfitonin nga momentet para nisjes për të shkrepur një foto. Videoja, e postuar në mediat sociale, u bë virale dhe përfundoi në duart e linjës ajrore Swiss Air, e cila tani ka hapur një hetim të brendshëm për të identifikuar se cilët janë dy punonjësit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)