Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.
Loredana shpesh poston foto nga përditshmëria e saj dhe njihet për një nga vajzat më të forta dhe të guximshme të showbizit shqiptar. Ditën e sotme Lori ka postuar një foto mjaft të guximshme le të themi, pasi ndër të paktat personazhe Vip ka guxuar që të postojë një foto të saj pa makeup dhe pa filtra dhe të tregojë çdo akne të mundshme në fytyrën e saj. Reperja nuk ka dashur të shkruaj asgjë krahas fotos, por kuptohet se ajo nuk e problem të tregohet trasparente rreth kësaj teme dhe kjo është diçka shumë për u vlerësuar për Lorin.
Loredana njihet për sukseset e saj në fushën e muzikës dhe deri më tani reperja ka fituar disa çmime e një ndër to e ka marrë edhe së fundmi. Loredana ka marrë pjesë në “MTV EMA”, ku ka fituar çmimin “Best Swiss Act”. Këngët e saj janë mjaft të suksesshme dhe fitore të tilla janë të padiskutueshme për Loredanën. Mesa duket ky sukses i Lorit përveç se është kryefjala e mediave këtë mbëmje ka marrë vëmendjen edhe të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Paçollit, i cili nuk ka nguruar edhe të bëj një postim në Instastory, ku ka shprehur vlerësimin që ka për reperen.