Celebrities Gossip Showbiz

Bën tatuazh emrin e vajzës, ish-lojtari i Real Madrid zbulon më vonë se nuk është e tij!

Ish-lojtari i Real Madrid, Vinicius Tobias së fundmi zbuloi se priste të bëhej baba dhe vendosi të bënte një tatuazh emrin e vajzës së tij, “Maite, të dua.” Megjithatë, gëzimi i tij u shndërrua në trishtim kur partnerja e tij, Ingrid Lima zbuloi se vajza e lindur më 8 tetor nuk ishte e tij, por e një burri tjetër me të cilin ajo kishte pasur marrëdhënie.

Ingrid tha se i kishte kërkuar Tobias të mos bënte asgjë publike deri sa të merrej përgjigja e ADN-së, por ai nuk e dëgjoi këtë kërkesë. Në postimin e Ingridit në rrjetet sociale thuhet:

Erdha për të dhënë një deklaratë për diçka, do të më duhej të dal publikisht për t’ju dhënë një shpjegim. Unë dhe Vinicius nuk jemi bashkë prej kohësh, gjatë asaj kohe unë kam qenë në një lidhje me dikë e po ashtu edhe ai. Ne të dy vazhduam jetën tonë, ndërkohë erdhi Maite. Ne vendosëm të bëjmë një test të ADN-së dhe Maite nuk është vajza e Viniciusit.

Kjo situatë ka trazuar jetën e tij personale dhe ka marrë vëmendje të madhe në mediat sociale. Tobias pati një periudhë të shkurtër huazimi me Real Madridin në fillim të këtij viti, ku bëri vetëm një paraqitje përpara se të kthehej te Shakhtar Donetsk. Tani, ai përballet me një sfidë të re në jetën e tij, e cila është më e komplikuar se ajo sportive.